Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Haskuka: Në Prizren ka më shumë të infektuar me Covid-19 se sa statistikat

    Haskuka: Me të vërtetë, frika nuk i bën dobi egjelit

    AAK i vendos kushte Hotit: Trajtoje me seriozitet përfaqësuesin tonë, SHBA-të të jenë gjithsesi në dialog

    Daut Haradinaj: Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë

    Lauka: Vendimi i PZAP-së i përshtatet kundërshtarëve politik të Albin Kurtit

    Lauka: Vendimi i PZAP-së i përshtatet kundërshtarëve politik të Albin Kurtit

    Ja nga cilat komuna janë 30 të infektuarit me koronavirus në Kosovë

    Kush janë vendet më problematike nga Covid-19/ Ja ku renditet Kosova

    Kosnett përshëndet caktimin e seancave gjyqësore për veteranët, i zhgënjyer me rastin Toka

    ​Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi deri në një ndryshim të mundshëm

    Kusari Lila: “Qeverisja Akademike” e vendosi Kosovën në krye të listës së vdekjeve në nivel botëror

    Mimoza Kusari: Vetëvendosje do t’i fitojë 60% të votave

    Avokati Gashi: Prokuroria i ka emrat e vrasësve të Astrit Deharit

    Tomë Gashi flet pas vendimit të PZAP-it: Të gjithë të frikësuar kundër Kurtit, do të jetë kryeministri më i votuar

    Në Dobrosin përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇPMB-së

    Në Dobrosin përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së UÇPMB-së

    Tri javë nga fillimi i shkollave, Nagavci: Nesër do të iniciojmë diskutim në Kuvend

    “LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar”, Nagavci vjen më një reagim të ashpër

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    E pyesin për marrëdhënien me Almeda Abazin, ja  si përgjigjet Afërdita Dreshaj

    E pyesin për marrëdhënien me Almeda Abazin, ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

    Kjo është rezidenca luksoze e këngëtares Adele-pse do ta shesë?

    Kjo është rezidenca luksoze e këngëtares Adele-pse do ta shesë?

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 26 janar

    Cili është ushqimi më i kërkuar në botë? Zbulojeni

    Cili është ushqimi më i kërkuar në botë? Zbulojeni

    Në cilin shtet lejohet ngasja e makinës pa duar?

    Në cilin shtet lejohet ngasja e makinës pa duar?

    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik, 25 janar

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 24 janar

    “The Simpsons” ia qëllon përsëri, parashikon një pjesë të inaugurimit të Bidenit

    “The Simpsons” ia qëllon përsëri, parashikon një pjesë të inaugurimit të Bidenit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 23 janar

    10 flamujt më të vjetër në botë, e pabesueshme ku renditet Shqipëria

    10 flamujt më të vjetër në botë, e pabesueshme ku renditet Shqipëria

    Greta Koçi braktis Shqipërinë, pse u largua këngëtarja?

    Greta Koçi braktis Shqipërinë, pse u largua këngëtarja?

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 22 janar

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

PDK e voton vetëm me një kusht Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

2 muaj më parë
në Kryesore, Lajme
Ja kur do të mund të tërhiqen paratë, flasin nga trusti
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo Edhe:

Haskuka: Me të vërtetë, frika nuk i bën dobi egjelit

Daut Haradinaj: Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë

Pesë muaj nga miratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Qeverinë e Kosovës, i njëjti ende nuk ka arritur të marrë miratim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës.

Pas gjashtë dështimeve, ky projektligj në tetor ka arritur të miratohet në lexim të parë.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ky projektligjit ka mbetur peng i inateve politike në mes partive, në veçanti Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosjes (VV).

“LDK dhe VV që nga rrëzimi i qeverisë në krye me Albin Kurtin dhe formimi i qeverisë me kryeministër, Avdullah Hotin, kanë pasur marrëdhënie tejet të acaruara dhe janë kundërshtuar për secilën çështje që ka pasur nevojë për diskutim”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

“Po ashtu ky projektligj ka mbetur peng i një lloj arrogance të shumicës parlamentare, përkatësisht qeverisë për të marrë parasysh rekomandimet e opozitës. Asnjë nga rekomandimet që janë propozuar nga deputetët e partive nuk është miratuar”, shtoi ai.

Një projektligj që votohet në lexim të parë, sipas procedurës së rregullt, i duhen së paku dy javë që të shqyrtohet në komisionet funksionale të kuvendit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në vazhdimësi ka deklaruar se projektligji për rimëkëmbje ekonomike do të miratohet edhe në lexim të dytë, por që deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Miratimi i ligjit, sipas Eugen Cakolli nuk do të ndodhë, nëse nuk do të shtrohen të gjitha çështjet e tij në tryezën e dialogut me partitë opozitare, veçanërisht me PDK-në, e cila ka shprehur interesim të kalojë ky projektligj, nëse merren për bazë rekomandimet e tyre.

Propozimet e PDK-së të futen në projektligj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, thotë për Radion Evropa e Lirë që për të votuar këtë projektligj, duhet të merren në konsideratë propozimet të cilat janë bërë nga ana PDK-së.

“Nëse marren në konsideratë disa propozime që janë racionale, kanë qëllim dhe fokus ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë. Nëse gjërat lëvizin në këtë drejtim ne qëndrojmë mbrapa kësaj, mbetet të shihet”, thotë Hamza.

Në pyetjen se cilat janë propozimet e PDK-së në raport me këtë projektligj, Hamza nuk ka dhënë detaje, pasi që, siç thotë ai, janë çështje të cilat bisedohen në komisione parlamentare.

“Ne kemi qenë shumë konstruktiv, me kohë i kemi bërë propozimet, nuk ka pasur vullnet politik të mbështeten”, thotë Hamza.

Inatet politike në dëm të biznesit

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë pasur efekte negative në ekonominë e vendit. Humbjet e bizneseve konsiderohen të kenë kaluar mbi një miliardë euro, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqi thotë se nga inatet politike, po pësojnë bizneset.

“Këto inate janë duke e penguar rritjen e mirëqenies së qytetareve dhe rritjen e biznesit dhe të hyrave për shtetin. Kjo tregon se vullneti i opozitës për të dështuar qeveritë është shumë më i madhe sesa për t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetareve. Po ashtu vullneti i qeverive që mos të dëgjojnë opozitën është i njëjtë dhe kjo e ka sjell vendin në këtë gjendje tragjike”, thotë Krasniqi.

Pa kuorum për të proceduar tutje me projektligjin

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, jo vetëm që nuk po miratohet në Kuvend në votim të dytë, por nuk miratohen as raportet me rekomandime të komisioneve parlamentare në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në takimet e komisionit nuk ka pasur deri më tani kuorum për të proceduar këtë projektligj.

“Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka mbetur tash e sa javë në Komisionin për buxhet dhe transfere, pa u votuar raporti me rekomandime të komisionit, për shkak se nuk po arrihet të krijohet kuorum prej koalicionit qeverisës për të proceduar tutje”, thotë Murati.

Në procesverbalin e mbledhjes së 11 nëntorit të Komisionit për buxhet dhe transfere të publikuar në web faqen e Kuvendit të Kosovës thuhet se pas përfundimit të diskutimeve dhe në bazë të rezultati të votimit: me 5 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kryetari konstatoi se komisioni nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Në mbledhje thuhet se morën pjesë deputetët: Hekuran Murati, Gazmend Abrashi, Mimoza Kusari Lila, Yllza Hoti, Shkelzen Hajdini, Fatmir Rexhepi, Fikrim Damka dhe Veton Berisha.

Ky projektligj nuk po arrin të marrë votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputeti Hekuran Murati thotë se votat për këtë projektligj duhet të sigurohen nga koalicioni qeverisës. Sipas tij, “kriza e qeverisë dhe koalicionit qeverisë po reflekton në punën e Kuvendit”.

Fokusi i projektligjit, tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale

Qëllimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID -19.

Në këtë Projektligji, thuhet se “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind”.

Gjithashtu, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Po ashtu, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës.

Për bizneset që nuk arrijnë të bëjnë pagesën e deklaratës tatimore, nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021.

Ky projektligj – nëse votohet në Kuvendin e Kosovës edhe në leximin e dytë dhe shndërrohet në ligj – do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Haskuka: Në Prizren ka më shumë të infektuar me Covid-19 se sa statistikat

Haskuka: Me të vërtetë, frika nuk i bën dobi egjelit

27 Janar, 2021
AAK i vendos kushte Hotit: Trajtoje me seriozitet përfaqësuesin tonë, SHBA-të të jenë gjithsesi në dialog

Daut Haradinaj: Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë

27 Janar, 2021
Lauka: Vendimi i PZAP-së i përshtatet kundërshtarëve politik të Albin Kurtit

Lauka: Vendimi i PZAP-së i përshtatet kundërshtarëve politik të Albin Kurtit

27 Janar, 2021
Ja nga cilat komuna janë 30 të infektuarit me koronavirus në Kosovë

Kush janë vendet më problematike nga Covid-19/ Ja ku renditet Kosova

26 Janar, 2021
Kosnett përshëndet caktimin e seancave gjyqësore për veteranët, i zhgënjyer me rastin Toka

​Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi deri në një ndryshim të mundshëm

26 Janar, 2021

Tjera nga rubrika

Von der Lajen: Vaksina nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor ‘sa më shpejt që të jetë e mundur’

Von der Lajen: Vaksina nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor ‘sa më shpejt që të jetë e mundur’

12:23

Renovohen nënkalimet në Kalabri dhe përballë QKUK-së

Renovohen nënkalimet në Kalabri dhe përballë QKUK-së

11:21

Sot bëhen 19 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

PAN-i porositi penalizimin e Kurtit dhe të tjerëve

14:29

Përkrahësi i Kurtit, që iu bo videoja virale: Në vitin 2011 kam votuar 4 herë për PDK’në

Qytetari nga Drenica: Do t’ia siguroj të paktën 40 mijë vota Vetëvendosjes

19:43

Boris Johnson: ‘Çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor’

Johnson : Lloji i ri i COVID-19 mund të jetë më vdekjeprurës

19:22

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.