Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza sot gjatë një konferencë për media tha se gjendja e pandemisë ka sjellur pasoja të mëdha në aspektin shëndetësorë duke e ditur dhe e vlerësuar jetën e secilit qytetarë të Kosovës, shkruan Kosova Post.
“Ne e kemi parë që tani për tani kemi masa të disekuilibruara për ruajtjen e qytetarëve dhe shëndetin e tyre dhe nuk është qëllimi jonë të jemi kritik si opozitë, por qeveria aktuale është një kohë e shkurtë nuk është duke dhënë sinjale që janë serioz sa i përket gjendjes së pandemisë”, tha Hamza.
Hamza tutje shtoi se rimëkëmbja ekonomike tashmë e dimë se ka hyrë në fuqi që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar dhe çfarë po kërkojmë ne është që të zbatohet ligji që 2 qindmilionë euro të fillojnë t’iu shpërndahen bizneseve.
“Duhet të kemi masa të qarta, të sakta dhe të zbatohet ligji” u shpreh Hamza.