Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte pa konkurrencë për të dalë e para në zgjedhje, ndërsa jo vetëm e para por edhe me numër të madh të vendeve të fituara në Kuvend.
Kjo fitore e madhe e Vetëvendosjes, tani për tani ia siguron 56 ulëse në Kuvend, ndërsa me numrimin e votave të diasporës mund edhe të rritet edhe për një apo dy deputetë.
Kjo fitore dhe numri i madh i deputetëve që do t’i ketë në Kuvend e bëjnë Vetëvendosjen më të fuqishme, ndërsa kanë edhe komoditetin që të bëjnë një qeveri vetëm me partitë jo shumicë, jo serbe.
Burime të Kosova Post, bëjnë të ditur se qeverisë Kurti do i bashkohen, edhe deputetja Emilija Rexhepi e partisë Boshnjake NDS, dy deputetë të partisë turke KDTP, një deputet i partisë së komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, IDK-s, dhe një deputet nga komuniteti ashkali, (Danush Ademi?), duket se do i bashkohen qeverisë.
Andaj, duke pasur parasysh edhe mbështetjen që do ta marrë Vetëvendosje nga komunitetet jo shumicë jo serbe, Albin Kurti do të formojë Qeverinë e mazhorancës me 61 deputetë.