Shkruan: Agim Vuniqi
Opozitare, lerini pallavrat, o jeni te pavarur, o perfaqesoni interesat partiake. Ceshtja eshte se kushtetuta njeh sistemin perfaqesues zgjedhor, pra deputetet e nje subjekti politik perfaqesojne subjektin i cili i ka deleguar. Qe do te thote permbushja e te drejtes për themelimin e komisionit ad-hoc e kane partite politike opozitare, jo deputetet, sepse eshte në kundershtim me sistemin zgjedhor, atë parlamentar dhe kushtetues.
Para formimit te komisionit hetimor, ai duhet t’i dergohet zyres ligjore te kuvendit, apo komisionit për legjislature, qe ta jap mendimin ligjor, se a munden ta formojne komisionin ad-hoc hetimor deputetet qe perfaqesojne ne Kuvend subjektet politike, apo ata qe here jane te pavarur, e here perfaqesues te subjekteve politike. Dreqi qendron në detaje, sepse në rastin konkret duhet qe parlamenti ta zgjedhe kryetarin e komisionit nga subjekti politik opozitar, i cili nuk eshte nenshkues i themelimit te komisionit hetimor, për t’u ruajtur balansi pozite-opozite.
Zgjedhja eshte partite politike shqiptare te propozojne themelimin e komisionit hetues ad-hoc, ndersa LS ta propozon kryetarin e komisionit, kete po duan ta fshehin opozitaret.