Partia Demokratike e Kosovës ngushëlloi familjen e ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për medie ngushëllojnë për vdekjen e ish-asamblistes së partisë.
“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu”, thuhet ndër të tjera në njofitm.
PDK vlerësojnë lart punën e Nuhiut, duke e quajtur aktiviste të devotshme, të përkushtuar dhe punëtore.
“Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.