Shkruan: Fadil Maloku
1. PDK-ja ne rast se dēshiron të lirohet nga stereotipet dhe paragjykimet, po edhe nga abuzimet dhe skandalet e (pa)ndodhura që u krijuan gjatë mandateve të saja të njëpasnjëshme qeverisese, duhet të “shkurorēzohet” ngadal por sigurt nga meritokracia e kredencialeve të luftës, ku lidershipi duke dashur shpëtoj vetën dhe klanin e tyre, e sollën buzē kompromitimit gjithë sakrificën sublime dhe të njēmendēt të luftës që e kishte bërë UÇK-ja.
2. Në mungesë të profilit ala UÇK-ist, PDK-s, tani në kohë paqemje, i duhet një pandam (në moshë, profil meritokratik e karizmë lider) praktik dhe pragmatik, që ka projekt dhe ide si me bo ndryshime të reja nē horizontin e demokracisë kosovare, sipas modelit të vlerave dhe synimeve europiane.
3. Sepse, Nuk mundet të ndërtohet më njē shtet në shek XXI, me; njerëz, parametra, ekipe dhe standarde të shek XX? Ata e kryen misionin e vetë. Dhe është historia dhe sociologjia ajo që do i vlerësoj, si për kontribute, ashtu edhe pêr defekte e gabime eventuale. Një pofil si Memli Krasniqi, duket që do e konzervonte si brumin elektoral ashtu dhe ate social të djathëtizmit kosovar.