Partia Demokratike e Kosovës sot me fillim nga ora 09:30 do ta mbajë konventën ku do të zgjedhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.
Kandidat i vetëm për këtë post pritet të jetë, Memli Krasniqi.
Në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të marrin pjesë 794 delegatë.
Ish-ushtruesi i detyrës së këtij funksioni Enver Hoxhaj, ditë më parë bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.
Kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.