Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur arsyet se përse pikërisht ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Në emisionin në Rtv Dukagjini ku po debatohet për temën “ Beteja për postin e Presidentit” Haradinaj theksoi se orientimi i tyre ka të bëjë me temat për vendin, siç është përballja me presione, pengesat që mundohet t’ia bëjë Serbia në planin e ardhshëm, çështja e sigurisë në përgjithësi deri tek anëtarësimi në NATO.