Parlamenti Evropian do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë derisa Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Kështu thuhet në draft raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) ka qasje.
“Jepni përparësi përafrimi të vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e pranimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.
Anëtarët e Parlamentit Evropian do ta diskutojnë këtë dokument në komitetin e politikës së jashtme më 13 tetor dhe versioni përfundimtar i draftit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian, në një votim që pritet në nëntor.
Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare apo institucione të tjera evropiane.
“BE-ja nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse nuk përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Kjo është ajo që do të themi në raportin e ardhshëm të Parlamentit për zgjerimin. Shumë zhgënjyese që vjen nga një vend që aspiron të anëtarësohet në BE,”
The EU cannot continue accession talks with Serbia if they don’t align with EU sanctions against Russia.
That’s what we will say in the Parliament’s upcoming enlargement report.@TPicula: “Very disappointing coming from a country aspiring to join the EU” https://t.co/jas6vm7WQN
— S&D Group (@TheProgressives) September 26, 2022