I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vizituar sot ushtarët britanikë në kampin Bondsteel.
Përmes një njoftimi nga ambasada britanike, bëhet e ditur se Peach ka falëndëruar ata për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it.
“Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari britanik Lord Peach bëri një vizitë te ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel. Lordi Peach i lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftim.