Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, përcjell KoosvaPost.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka thënë se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë.
Postimi i plotë:
E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona.
Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë.
Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës.