Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thotë se mbi 11 milionë euro pagesa janë bërë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, përcjell Reporteri.net.
“Në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2024 vetëm përgjatë muajit korrik janë realizuar pagesa në vlerë prej 11,046,850.29 milionë euro”, shkroi Peci.
“Vazhdojmë që ta mbajmë premtimin tonë karshi mbështetjes financiare ndaj bujqve tanë duke u bazuar mbi parimin e meritokracisë, transparencës dhe llogaridhënies”, shkroi Peci në Facebook duke shpërndarë edhe një video.