Rastet kur konfliktet në familje eskalojnë nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 15:07, me ç’rast ka qenë e nevojshme intervenimi i Policisë, raporton KosovaPost.
Sipas informatave të Policisë, bëhet e ditur se babai ka sulmuar me mjet të fortë djalin e tij, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin, është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që i dyshuari të arrestohet.
Pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje./KosovaPost/