Policia e Kosovës, njofton seka arrestuar një të dyshuar se ka lënë fëmijën e saj në ballkon dhe është larguar pa e lajmëruar askënd.
Sipas policisë e dyshuara është intervistuar dhe liruar bashkë me foshnjën deri në datën e gjykimit.
“Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës