Një qytetar është ankuar në stacionin e policisë në Pejë për uzurpim të pronës.
I njëjti pretendon se një pronë që i është dhënë për shfrytëzim, nuk po i lirohet.
“Më 31.05.2023 ankuesi ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk është duke i kryer obligimet e veta për t’ia liruar pronën, të cilit i kishte dhënë në shfrytëzim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.