Pele flet për Messin, ja si e vlerëson

Pele flet për Messin, ja si e vlerëson

Braziliani Pele ka folur për krahasimin me Lionel Messin. Ai ka përfshirë në këtë “debat” edhe rivalin e tij më të madh të të gjithë kohërave, Diego Armando Maradonën.

Sipas brazilianit, Messi ka vetëm një aftësi, duke cilësuar se ai është i varur nga këmba e tij e majtë.

“Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi, i cili përdor topin mirë, gjuan me të djathtën dhe me të majtën, dhe tjetri, që gjuan vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq topin mirë? Për tu krahasuar me Pelen duhet të jetë dikush, që gjuan mirë me të dyja këmbët, por shënon edhe me kokë”, shprehet Pele.

Ky i fundit vendosi veten mbi yllin argjentinas, por nuk harroi as Maradonën.

“Sa më përket mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë. Nëse më pyet mua a ishte ai më i mirë se Messi atëherë unë do të them ‘Po’. Edhe Bekenbauer dhe Krujf ishin po ashtu të shkëlqyer”, shton legjenda braziliane.