Pensionistët duan që kushti me 15 vjet përvojë pune për pension të hiqet ose të ulet

Pensionistët duan që kushti me 15 vjet përvojë pune për pension të hiqet ose të ulet

Ligji aktual për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti po u nxjerr telashe pensionistëve, të cilët kanë qenë kontributdhënës në kohën e pushtetit serb në Kosovë.

Ky ligj përcakton 15 vjet, si kufi minimal për njohjen e periudhës së kontributitpaguesit për të përfituar pensionin e plotë, raporton KTV.

Por, Fatmir Bajrami, i cili punoi si kameraman në ish-Radio Televizionin e Prishtinës që nga viti 1974 deri më 1990 kur u dëbua dhunshëm nga puna, për dy muaj nuk ka mundur ta gëzojë pensionin.

Ai tani merr vetëm 75 euro të pensionit bazë, ndërsa afër 15 vjet të kontributit i shkuan huq.

Nuk ka lënë institucion përkatës ku nuk është ankuar, por asgjë nuk ka ndryshuar në favor të tij.

Së fundi ai ka ushtruar edhe padi ndaj Ministrisë së Punës duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ, të cilin thotë se kjo ministri po e shkel.

Sipas tij, për periudhën njëvjeçare sa nuk kishte paguar kontribut për shkak se shkoi në ushtri, në bazë këtij udhëzimi administrativ i mundësohet njohja e drejtës së pensionit.

Ndryshimin e këtij ligji po e kërkojnë edhe kolegët e tjerë pensionistë të Fatmirit, të cilët thonë se është e padrejtë për shumë persona që punuan me vite të tëra, që për disa muaj apo një vit, të mos u njihet kjo përvojë.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se në shumë vende të botës është e përcaktuar me po aq vite sikurse Kosova, njohja e përvojës së punës.

Megjithëkëtë, zyrtarë të departamentit të pensioneve po planifikojnë që këtë çështje ta përfshijnë në reformën pensionale në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të favorshme.

drejtorit të pensioneve, Bahri Xhaferi, propozimi është që të bëjnë një lloj përshkallëzimi me përqindje në bazë të viteve të punës.

Sidoqoftë, Xhaferi thotë se përmes Udhëzimit Administrativ, i cili është aktualisht në fuqi, e kanë bërë të mundur që pensionistët ta kenë më të lehtë të dëshmojnë përvojën e tyre duke paraqitur dokumente të ndryshme.

Sipas tij, numri i pensionistëve i cili aktualisht është 43 mijë, do të ishte dukshëm më i vogël.

You may also like

Kryeministri Haradinaj viziton një serb, e befason se çka i thotë për UÇK-në

Në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love