Kokat e inxhinierisë së Forcave tokësore të SHBA-së, po shqyrtojnë mundësitë kontraktuese për ndërtimin e bazave ushtarake në 20 vende të Lindjes së Mesme dhe Azinë Qendrore, thuhet në dokumentin në të cilin RT kishte qasje, transmeton Kosova Post.
Siç thuhet në dokument, kontraktorët do të merren me hartimin e projekteve: aeroporte dhe infrastrukturën përcjellëse, stacionet e rrjetit elektrik, rrjetin e ujësjellësit e të tilla të ngjashme.
Për më tepër ata do të ofrojnë mbështetje profesionale në të gjitha fazat e punës ndërtuese, përfshirë këtu inxhinierë e arkitekt.
Për realizimin e projektit në fjalë janë ndarë 240 milion dollarë. Kontrata me punëmarrësit do të lidhet në afat pesëvjeçarë, shkruan sputnik.
Ministria e Mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara planifikon të ndërtojë objekte ushtarake në 20 vende të rajonit të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, Kazakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Turqisë, thuhet në dokumentin e lartëpërmendur./Kosova Post/