Pentagoni ndau gjysmë miliardë dollarë buxhet për organizatën terroriste PKK/PYD

Pentagoni ndau gjysmë miliardë dollarë buxhet për organizatën terroriste PKK/PYD

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ndau një buxhet prej gjysmë miliardë dollarëve për organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG.

Sipas raportit për Sirinë, të përgatitur nga ana e Pentagonit, kjo shifër do të jetë më e lartë për 70 milionë dollarë nga buxheti që ShBA-ja ndau për organizatën terroriste një vit më parë.

Për listën gjithëpërfshirëse të armatimit që ShBA-ja do ti jap organizatës terroriste në të cilën janë përfshirë mjetet e transportit, mortaja, raketa antitanke dhe mitraloz, janë ndarë 433 milionë dollarë.

Në raport bëhet e ditur se do të jepen 3 mijë e 500 copë armë të rënda, ku secila ka koston prej 17 mijë dollarëve, ndërsa për 3 mijë e 500 copë armë këmbësorie të llojit “PKM” me kosto prej 3 mijë e 500 dollarëve për copë, është ndarë një buxhet në vlerë 20 milionë dollarëve.

Ndërkaq afërsisht 67 milionë dollarë të mbetura nga buxheti janë të ndara për shpenzimet e shëndetësisë dhe transportit të terroristëve, shkruan trt.Udhëheqja e Washingtonit nuk jep vetëm armatim organizatës terroriste, por shton edhe numrin e tyre.

Në raport në mes tjerash thuhet se numri i terroristëve, i cili arriti në 25 mijë, deri në fund të vitit do të dalë në 30 mijë.

You may also like

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani,