Komandanti i Gardës Kombëtare të Washingtonit, gjeneral William Walker tha se Pentagoni vonoi dërgimin e Gardës Kombëtare për orë të tëra gjatë trazirave të 6 janarit në Kongres, transmeton Kosova Post.
Walker në Senat iu përgjigj pyetjeve të senatorëve në lidhje me trazirat në Kongresin Amerikan, të cilat ndodhën më 6 janar të këtij viti.
Sipas Walker, policia e Kongresit thirri Gardën Kombëtare në orën 13:49 sipas kohës lokale, duke kërkuar ndihmë ndërsa protestuesit përpiqeshin të hynin në ndërtesë. Walker tregon se ai menjëherë thirri Pentagonin.
Megjithatë, ai zbuloi se Pentagoni nuk iu përgjigj atij deri në orën 17:08, më shumë se tre orë. Garda Kombëtare arriti në vendin e ngjarjes 18 minuta pasi mori miratimin.