Policia e Kosovës i ka gjobitur qindra qytetarë, të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-covid, në 24 orët e fundit, shkruan Kosova Post.
Masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk janë duke u respektuar nga një pjesë e qytetarëve.
Sipas të dhënave të policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 915 gjoba për mosrespektim të këtyre masave.
Ja tabela me të dhënat e përgjithshme, për 24 orët e fundit: