Për 24 orë gjobiten 885 qytetarë, për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat anti-covid, po e marrin ndëshkimin nga policia, shkruan Kosova Post.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 885 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ua kujtojmë që menaxhimi i pandemisë nga institucionet e vendit, është paraparë me Ligjin për Pandeminë.

Vetëm dënimi për vënien e maskës në vendet publike, sipas këtij ligji, ka vlerë 35 euro.

Për më shumë, shihni të dhënat e fundit për 24 orë:

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika