Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur vendimin që 28 nëntori të jetë ditë pushimi për administratën publike.
Ky vendim i acaroi instutucionet private dhe këtë e bëri të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,:” “Kryeministri ka bërë shkelje ligjore, në bazë të ligjit të punës sa i përket festave zyrtare shtetërore, janë puntorët të cilët janë puntorët e sektorit privat dhe puntorët e sektorit publik, askund nuk ka ndarje, edhe në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, në nenin 56 shkruante që për festat zyrtare janë edhe puntorët e sektorit privat edhe puntorët e sektorit publik“.
Jo të drejtë këtë vendim po e konsideron dhe përfaqsuesi i sindikatave të pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli,:” “Sektori privat gjithmonë në të gjitha situatat është duke u atakuar dhe për këtë arsye duhet ulur dhe të krijojmë kushte për sektorin privat, që do të thotë të kenë edhe ata një përspektivë për punën që e bajn”
Jo të drejtë po e konsiderojnë dhe qytetarët. Derisa në raport me vitet e kaluara, vendimet që 28 nëntori të jetë pushim kanë kaluar në heshtje duke mos u theksuar veçanërisht as sektori publik dhe as ai privat.