Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se Kosova është shtet i përkohshëm.
Deda tha se Aliu i përket rrymës politike e cila është për bashkim kombëtar, por si ministër i Qeverisë së Kosovës nuk është dashur ta bëjë një deklaratë të tillë.
“I ka bërë dëm së pari qeverisë së vet, se pse të kërkon pra qeveria njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në NATO e Këshill të Evropës nëse ti mendon që je i përkohshëm”
Deda më tutje tha se në deklaratën e Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm s’ka parë logjikë.