Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri përmes një reagimi thotë se nuk qëndrojnë prapa gazit lotsjellës që është hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviqit në Korçë.
Në postimin e tyre thuhet se qëndrimet e Vetëvendosjes, dega në Shqipëri, kujtojnë se ishin kundër përformimit të Bregoviqit në Korç për çka edhe ka zhvilluar aksionin me banderolë izuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.
Më poshtë sqarimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri:
Sqarim për opinionin publik
Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.