Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke theksuar se dyshja janë quajtur vrasës nga shumë – por sipas tij, ai vret kriminelë e jo fëmijët e të moshuarit.
Duterte që haptazi e thotë se ka idhull Putinin, për herë të parë vendosi ta kritikojë për shkak të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.
Duke folur për ngritjen e çmimeve të derivateve pas tre muajve luftë të ashpër në Ukrainë, duket se kjo ka prekur edhe Filipinet që ankohen për ngritje çmimesh.
Ndryshe Duterte ka udhëhequr një luftë brutale kundër drogës, ku janë vrarë mbi 6 mijë të dyshuar – kryesisht dilerë të “vegjël