Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka njoftuar se Komisioni Parlamentar për Mjedis, nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, ka filluar bashkëpunimin me SHBA-të në çështjet e mjedisit, ushqimit, bujqësisë dhe transportit, shkruan Kosova Post.
Pacolli ka bërë të ditur se kjo është arritur me “iniciativën e Komisionit për Mjedis dhe në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan gjatë kësaj jave do të qëndron për vizitë në Kosovë një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhet nga z. Nick J. Rahall, njohës i çështjeve të transportit dhe ish-kongresmen nga radhët e Partisë Demokratike dhe z. Peter J. Roskam, ekspert i bujqësisë dhe ushqimit dhe ish-kongresmen nga radhët e Partisë Republikane si dhe z. Erin McMenamin, drejtues i programit.”
Në historinë e Republikës së Kosovës, kjo nuk ka qenë praktikë e njohur.
Ky është postimi i plotë i saj: