Zyrtarë të Komunës së Prizrenit e dhjetëra pjesëmarrës tjerë u mblodhën dhe i ngritën duart për t’i bërë lutje Zotit në ceremoninë e hapjes së një hoteli pa alkool në Prizren, përcjell Kosova Post.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha po e udhëhiqte ceremoninë e hapjes së hotelit.
“O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, tha ai.
Zëvendëskkryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky investim në Prizren vie nga komuniteti joshumicë, prandaj sipas saj kjo do ta ndihmojë turizmin e këtij qyteti.