Për ju që po garoni nesër dhe për ne që do të ju zgjedhim!

Për ju që po garoni nesër dhe për ne që do të ju zgjedhim!

Shkruan: Mustafa Bajrami

Nesër janë zgjedhjet. Qoftë e hajrit kjo ditë për Kosovën. Dhe, kryetarët e gjerëtanishëm të komunave të cilët kanë punuar për aq sa kanë ditur, për aq sa kanë mundur dhe për aq sa kanë pasur, do të shpërblehen prej Zotit për sukseset që i lanë pas, ndërsa qytetarët sigurisht se do t’i falenderojnë dhe do tu janë mirënjohës.

Për punët që s’kanë mund t’i kryejnë, le t’i kryejnë nëse ri-zgjidhen, e nëse nuk ri-zgjidhen, le t’i vazhdojnë ata që do të zgjidhen pas tyre. Njejtë vlenë edhe për asambleistët dhe të tjerët drejtorë që ishin zgjedhur për t’i shërbyer vendit dhe shoqërisë sonë.

Ska dyshim se sot Kosova ka nevojë për një qasje të re, për një këmbëngulje më konsistente për punë dhe për vullnet të hekurt që t’i qëndrojë në ballë sfidave të kohës. Kosova ka nevojë për njeriun e vetë; për atë që e do këtë vend, për atë që sinqerisht i ka droe Zotit në përgjegjësitë që i merr, për atë që respekton ligjin, e sidomos për atë që e do Kosovën me gjithë zemër.

Zot i Madh! Udhëzona nesër të zgjedhim më të mirët, mbjell në ne dashurinë atdheun, për punë, dashurinë për njëri-tjetrin dhe udhëzona në rrugën që shpie ka sukseset e gjithëmbarshme! Suksese të gjithë JUVE që nesër garoni për të na udhëhequr dhe për të na përfaqësuar nëpër komunat tona…!

 

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka