Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, arrestohet një polic

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, arrestohet një polic

nspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se javë  më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se i  njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “.

Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Ndaj të njëjtit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë