Shkruan: Agim Vuniqi
Ne bejme llafe, here te nxehta, here te ftohta, flasim dhe shkruajme atë qe mendojme atë moment, dikush e pelqen, dikush s’e pelqen, njeri shane, tjetri pajtohet dhe te gjithe shqetesohen ne menyra te ndryshme…
Une kritikoj here me te drejte, here pa te drejte, nuk jam une as ti, qe i shkaterrojme gardhet, s’na pyet kush jo, as Thaçi as Haradinaj, as Mogherini, as Huti, as BE-ja e me gjere…
Te gjitha keto i bejne ata qe marrin rroga, askush tjerer, ke pare ne nje kohe i madhe e i vogel i thurrnin lavde Xhaxhait, kur vdiq i madhe e i vogel qante, dikush me ze e dikush pa ze, ka te tjere qe qonin lule te varri i Titos, shume sish edhe qanin, njejte ndodhi edhe kur vdiq Rugova shume nga ata politikane qe e shanin, tash i perkulen mermerit te bardhe, edhe për atë kohe edhe për kete për t’i pare publiku dhe për t’ia fale ndonje vote, pra vota eshte ajo qe i ngrite dhe i ule…, e na prap do te bejme llafe jo ky kishte te drejte, jo ai, jo ky-jo ai… ata marrin rroga dhe pasurohen, ndersa ne shqetesohemi për ta, sa ia vlen…?
Lum miku keshtu eshte bota, dikush bene llafe e shqetesohet, dikush paguhet, dikush jo. Postimin e kam ba gati “hedije” per ata qe jetojne nga llafet, e qe qeshen me perbuzje me ne qe po bejme llafe e po shqetesohemi… me te drejte, pa te drejte gjithkush ne menyren e vet, dhe ne fundi-fundit jemi miq dhe shqetesohemi me te drejte, prandaj bejme llafe, apo jo!?