Pas vrasjes tragjike që ndodhi orë më parë në oborrin e Klinikes Gjinekologjike ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, transmeton Kosova Post.
Çitaku tha se është e shokuar dhe se s’ka fjalë për krimin që ndodhi, ku sipas saj, ish-bashkëshorti dyshohet se ishte dorasi që e vrau gruan shtatzënë.
Postimi i plotë:
E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatëzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.
Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!