Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka bërë të ditur se në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit ku ishte paraparë të dëgjohen kandidatët për ambasadorë.
Tutje shkruan Abazi në Facebook se, mbledhjen e kishin lëshuar Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadriaj nga AAK edhe pse janë nënshkruar në fletëprezencë, ndërkohë që Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti nuk kanë qenë të pranishëm pasi ndodhen jashtë vendit.
Për më tepër Abazi thotë se sjellja e deputetëve opozitar nuk është tjetër përveç sabotim i procesit për caktimin e ambasadorëve.
Postim i plotë i Abazit.
Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme. Prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli,Haki Abazi
Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për një datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.
Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesëmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit”.
Ndryshe, nga deputetet e opozitës nga PDK e AAK kanë deklaruar se nuk e kanë obligim t’ia bëjnë kuorumin pozitës.