Humanisti Hoxhë Halil Kastratit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do të bëjnë me kulum mbi kokë 149 familje, njofton Kosova Post.
Ky aktivitet po mbajt për nder të 12 vjetorit të themelimit të shoqatës dhe për nder të festës 28 Nëntorit.
Per nder te 12 vjetorit te Shoqates sone 120 Shtepi, kurse “Per nder te festes se 28 nentorit 28 Shtepi”.
Postimi i plotë:
Përvjetoret e organizatave shënojnë kontributet dhe projektet e realizuara, Ne si Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me rastin e shënimit të 12 vjetorit të shoqatës tonë, para shumë mysafirëve dhe dashamirëve të shoqatës tonë në hapësirat e shtëpisë së të moshuarve, prezantuam dhurimin e 148 shtëpive dhe 1 banesë ( Gjithësej 149 )si dhe projektet e shumta që do të realizohem në të ardhmen.
Manifestimi dhe shënimi i kësaj date sa na bënë krenar po aq edhe më shumë përgjegjës dhe vigjil.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!