Për nder të ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta, sonte në Prishtinë do të ndizen qirinj.
Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi për miken e madhe të Kosovës, qirinjt do të ndizen te busti i saj, afër Pallatit të Rinisë, duke filluar nga 19:30.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në Facebook.
“Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, ju ftoj që të më bashkangjiteni nesër të ndezim nga një qiri. Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mbledhemi për herë të fundit për ta nderuar atë”, ka shkruar ajo.