Flamur Sefaj, kandidat për deputetë nga radhët e AKR-së, në Listën e LDK-së, në një debat teliviziv, derisa ka shpalosur programin e LDK-së dhe AKR-së për luftimin e krimit, korrupcionit dhe kontrabandës, shkruan Kosova Post.
Gjatë përballjes në debat me kandidatin e AAK-së Selim Selimi, të dy kandidatët janë pyetur se çfarë mendojnë për legalizimin e marihuanës mjekësore në Kosovës, sikur që ka kërkuar edhe Edi Rama në Shqipëri, të dy kandidatët kanë menduar se një proces i tillë duhet të ndodhë edhe në Kosovë.
Kandidati i AKR-së, në listën e LDK-së, Flamur Sefaj, mendon se legalizimi i marihuanës duhet të bëhet, nëse ai proces edhe kontrollohet.
“Edhe përdorimi I marihuanës mjekësore, përfshin një problem social, psikologjik, politik të sigurisë dhe legalizimi I marihuanës ekziston në shumë shtet, është një industri e zhvilluar e në këtë rast përdoret edhe për qëllime mjekësore. Nëse është një proces i kontrolluar mirë dhe gjeneron vende të punës. Politikanët nuk e kanë edhe aq problem për ta rregulluar këtë proces, por duhet të shohim ne si shoqëri a jemi të përgatitur për këtë çështje?. Unë do të kisha pasur shumë kujdes derisa kishim marrë një veprim të tillë, fillimisht duke pasur parasysh keqpërdorimin e saj për shkaqe të përfitimit dhe mos të arrijmë në legalitet. Gjithashtu mendoj se në këtë proces duhet të konsultohemi edhe me të gjitha bashkësitë fetare, sepse mund të kemi pastaj ndeshje etike.
Edhe kandidati i AAK-së Selim Selimi, është i mendimit që të legalizohet marihuana mjekësore, gjegjësisht prodhimi i saj në Kosovë për shkaqe shëndetësore, sepse mendon ai se do të kishte edhe efektet të tjera pozitive si në gjenerimin e vendeve të punës edhe në mbledhjen e taksave dhe rritje të buxhetit.
Pra, për një gusht vota kandidatët për deputet, Sefaj e Selimi, mendojnë se marihuana në Kosovë duhet të legalizohet nëse i gjithë procesi kontrollohet. Por duke e ditur se si zbatohen ligjet dhe si funksionon drejtësia në Kosovë, nëse ky proces do të legalizohej, atëherë nga ky proces do të përfitonte dikush duke shkaktuar kriza sociale e etike në vend..Kosova Post/