Për një makijazh natyral dhe pamje të freskët

Për një makijazh natyral dhe pamje të freskët

Tashmë në vend të makijazhit demonstrues, të rëndë dhe të ndritshëm preferohet makijazhi me pamje natyrale.

Ja cilat janë truket e makijazhit natyral:

Pastroni lëkurën tuaj

Para së gjithash nevojitet që lëkura të jetë e gatshme për makijazh. Pasi ta kemi pastruar lëkurën nga qelizat e vdekura vendoset krem hidratues.

Mbuloni defektet tuaja

Për t’i bërë më pak të dukshme puçrrat dhe hallkat në ngjyrë të errët rreth syve përdorni një pudër në ngjyrën e portakallit. Këtë mund ta vendosni me anë të furçës suaj ose me gishta.

Formoni bazën e makijazhit

Vendosni kremin tonik me anë të sfungjerit ose të gishtave.

Fshihni mangësitë e vogla

Për të mbuluar mangësitë e vogla vendosni mbulues me ndihmën e një furçe ose sfungjeri në hundë dhe rreth syve.

Për njollat e tjera

Në përgjithësi njollat në lëkurë nevojisin më shumë kujdes se problemet e tjera të lëkurës. Me anë të një furçe të hollë mund të vendosni edhe pak mbulues mbi këta pika.

 

Formoni hije me anë të kremit në mollëza

Vendosni pak krem në mollëza dhe formoni hije me gishtat tuaj.

Jepuni formë vetullave tuaja

Nëse në vetullat tuaja ka hapësira që nevojisin mbushje përdorni lapsin. Ngjyra e vetullave duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë me atë të flokëve.

Buzët

Së fundmi mund të përfundojmë makijazhin me pamje natyrale me anë të buzëkuqit dhe shkëlqyesit të buzëve. Për pamje më se natyrale të buzëve thani buzët me anë të pecetës.

You may also like

Mussolini: Në gjyq kush ofendon gjyshin tim, Benito Mussolinin

Jo vetëm kundër shpifjes, por edhe kundër ofendimit.