Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Media e Vuçiqit për Asociacionin: Britanikët “nga hija” po e trimërojnë Kurtin

    Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

    Mbahet mbledhja e 125-të e Qeverisë, miratohen këto vendime

    Osmani: Qeveria sot bëri një hap para me pakon e re, tash radhën e kanë sindikatat

    Nga zyra e Osmanit reagojnë ndaj ndërkomëbtarëve që e quajtën “konstruktiv” Vuçiqin

    Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

    “Det i tërbuar”, pezullohet lundrimi nga Vlora

    Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

    S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

    100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

    Loja e Vuçiç-it në të cilën kanë rënë pa dashje politikanët shqiptarë

    Kamberi, Vuçiqit: Kurti nuk është monstrum e as terrorist, dikur e arrestove e tash duhet të negociosh me të (Video)

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

    Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

    Riaktivizimi shumë vjeçar për njohjen e gjuhës turke në përdorim zyrtar

    Kombi dhe koha

    Kombi dhe koha

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Letra kur Mozarti i kërkonte mikut të tij borxh

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Helena Kadare feston ditëlindjen: “Besoj te dashuria!”

    Për të harruar një grua

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    ASHAK e shqetësuar për situatën: Kosova po dështon në luftën ndaj pandemisë

    Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi OP / ED

Për një marrëveshje reciproke

14 Shtator, 2022 16:40
në OP / ED
Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sead Zimeri

Dëshiroj të sqaroj logjikën e deklaratës së kryeministrit Kurti pas takimit me krerët e SBAShK-ut, sepse me sa kam lexuar nuk kam parë që përkrahësit dhe kundërshtarët e kryeministrit e kanë kuptuar këtë drejtë. Si zakonisht, simpatizantët nuk kanë kohë të mendojnë shumë sepse janë të preokupuar me skualifikimin e grevës, ndërsa kundërshtarët po e lexojnë deklaratën në mënyrë mjaft cinike, që kryeministri nuk po i merr seriozisht kërkesat e grevistëve dhe po tallet me ta.

Nuk dua t’i jap leksion as kryeministrit dhe as SBAShK-ut, sepse ata janë në një betejë kundër njëri-tjetrit dhe në betejë rrallë kush mendon objektivisht. Por prapë do të doja të hapja një rrugë që mund të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate ku nxënësit paguajnë çmimin më të lartë. Për sa i përket sqarimit të qëndrimit tim në lidhje me grevën, mendoj se greva është ende legjitime dhe çdo përpjekje për ta demonizuar apo trajtuar si një projekt të huaj është thjesht një përpjekje e dobët e kundërshtarëve të grevës. Por në të njëjtën kohë besoj se përgjegjësia përfundimtare për grevën është e kryeministrit. Ai nuk mund ta zhvendosë përgjegjësinë tek dikush tjetër. Çdo ditë që vazhdon greva, kjo reflekton keq për qeverisjen e kryeministrit, sepse është detyrë e tij të zgjidhë problemet që shfaqen në shoqëri.

Lexo Edhe:

Gruaja, ky probelm i madh për burrin shqiptar

Rekomandim për librin The Crucible of Islam, nga G.W. Bowersock.

‘Vrasja e grave duhet të trajtohet si problemi më i madh i kulturës shqiptare’ – thotë filozofi Sead Zimeri

Por këtë herë unë mendoj se kryeministri, ndoshta me gjuhë më negative se ç’duhet për kontekstin dhe me një prezantim jo aq konsistent e ndoshta jo edhe pak patronizues, dha një shpjegim mjaft të arsyeshëm të qëndrimit të tij. Pra, më lejoni të shpjegoj arsyeshmërinë e shpjegimit të kryeministrit dhe pse tani, edhe nëse greva vazhdon, është detyrë e SBAShK-ut të sqarojë përsëri arsyet pse greva duhet të vazhdojë. Nuk mendoj se pas takimit me kryeministrin ata e kanë sqaruar mjaftueshëm dhe bindshëm qëndrimin e tyre që greva duvet të vazhdojë.

Fillimisht dua të theksoj se ne kemi detyrim moral dhe qytetar të qartësojmë dhe justifikojmë veprimet tona që prekin interesat e qytetarëve të tjerë. Një qytetar nuk mund të presë plotësim të kërkesave të tij nga shteti pa qenë i gatshëm të i justifikojë kërkesat e tij në përputhshmëri me interesin e përgjithshëm.

Greva është një e drejtë ligjore dhe punëtorët kanë të drejtë ta përdorin atë të drejtë kur e shohin të nevojshme, veçanërisht nëse çështja është mbrojtja e të drejtave të tyre. Prandaj, në këtë pikë kryeministri gabon që greva duhet të përdoret si masa e fundit, jo e para. Këtë gjykim duhet ta bëjnë vetë grevistët dhe jo të tjerët. Unë e mbështeta grevën sepse është e drejtë e tyre legjitime. Por nuk është një e drejtë që mbivendoset mbi të drejta të tjera. Si çdo e drejtë tjetër, ajo duhet të kufizohet nga të drejta të tjera dhe të balancohet me to. Nuk ka asnjë të drejtë absolute në shoqëri.

Besoj se këto janë çështje të njohura për qytetarët, ndaj po kaloj në pjesën kryesore, atë të zbardhjes së logjikës së kryeministrit sepse pavarësisht deklaratës së kryeministrit, pa sqaruar logjikën që i justifikon ato deklarata, mund të keqkuptohet, ashtu siç është keqkuptuar nga vetë grevistët.

Premisa kryesore por e paartikuluar e argumentit të kryeministrit është kjo: se ka një ndryshim të madh mes mënyrës se si një grevist si pjesë e shoqërisë civile i qaset kërkesave të tij dhe mënyrës se si shteti i qaset kërkesave të grevistëve. Nga njëra anë, kuptohet se shoqëria civile dhe shteti kanë detyra dhe role të ndryshme politike dhe shoqërore, dhe nga ana tjetër, përbëjnë shoqërinë në tërësi dhe të dyja palët kanë detyrime morale për të ruajtur funksionalitetin e institucioneve që mundësojnë vlerat dhe detyrimet shoqërore.

Në shoqërinë civile secili lufton për interesat e veta ose të grupit të tij; është sfera e interesit privat dhe premisa kryesore e individit në shoqërinë civile është: si mund ta përmirësoj mirëqeniem time? Këtu qëndron dallimi mes shtetit dhe shoqërisë civile. Në shoqërinë civile, egoizmi dhe kujdesi për interesa të veçanta është i lejueshëm, madje është thelbi i vetë shoqërisë civile. Por shteti nuk funksionon me këtë logjikë, pasi shteti kujdeset për interesat e të gjithëve. Shteti nuk mund të mbajë anën e asnjë qytetari apo grupi, qofshin ato sindikata që punojnë për të interesat e përfaqësuesve të tyre. Premisa qendrore e shtetit që justifikon punën e tij është: si të rregullohet jeta e qytetarëve në atë mënyrë që të ruhen interesat e përgjithshme dhe vlerat kryesore të shoqërisë: liria, barazia dhe paqja.

Kam përshtypjen se mosmarrëveshja kryesore mes SBAShK-ut dhe qeverisë qëndron pikërisht në faktin se ata flasin në dy gjuhë të kundërta: njëra flet gjuhën e interesit privat dhe tjetra gjuhën e interesit të përgjithshëm. Ndaj dy palët duhet së pari të kuptojnë premisat e tyre mbi të cilat ngrenë kërkesat e tyre. Përndryshe ata flasin përbri njëri-tjetrit. Nuk kuptohen dhe nuk mund të kuptohen, sepse gjuha e shtetit nuk përkon me gjuhën e shoqërisë civile. Kur ndodhin mosmarrëveshje të këtilla, fillon moralizimi apo demonizimi ndaj njëri tjetrit.

Prandaj është në interesin e të gjithëve të dinë se nga çfarë këndvështrimi po flasin, çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur nga ai këndvështrim, dhe se si të dyja palët, për të arritur një marrëveshje, duhet të bëjnë kompromis. Megjithatë, shteti nuk mund të japë atë që nuk mund ta justifikojë në aspektin e interesit publik. Pra, në këtë drejtim, mësuesit duhet të moderojnë kërkesat e tyre nëse marrin një mesazh të qartë nga shteti se kërkesat e tyre nuk mund të justifikohen nga këndvështrimi i interesit publik. Në këtë rast, SBAShK-u ose duhet të japë një interpretim alternativ të kërkesave të tyre duke treguar se ato janë në përputhje me interesat e përgjithshme ose, nëse nuk mund të kundërshtojnë qëndrimin e qeverisë, duhet të pranojnë atë që qeveria e sheh të arsyeshme. Nuk ka alternativë tjetër të arsyeshme. Supozoni se është e vërtetë që disa kërkesa të mësuesve nuk janë në përputhje me interesat publike, siç pretendon qeveria. Në atë rast, këmbëngulja në ato kërkesa është e paarsyeshme dhe mund të interpretohet se SBAShk nuk është aspak i interesuar për interesin publik. Qeveria më pas ka të drejtën për t’i dhënë fund grevës sido që e sheh të arsyeshme. Sepse asnjë grup privat nuk ka të drejtë të marrë peng shtetin me pretendime që nuk mund të justifikohen nga këndvështrimi i interesave të përgjithshme.

Kjo nuk do të thotë se interesi i përgjithshëm automatikisht ka përparësi ndaj interesit privat. Interesi i përgjithshëm, megjithatë, ka përparësi kur interesi privat dëmton interesin e përgjithshëm, por mospërmbushja e kërkesave për ndonjë interes privat nuk dëmton interesin privat. Të drejtat e njeriut për shembull gjithmonë kanë përparësi ndaj interesit të përgjithshëm. Prandaj, shteti vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të përdorë interesin e përgjithshëm për të kufizuar të drejtat e njeriut, ose interesat që janë të nevojshme për një jetë dinjitoze. Kërkesa e një punonjësi në grevë për sigurimin e kushteve minimale për një jetë dinjitoze ka përparësi ndaj çdo interesi të përbashkët. Është në interes të përbashkët, do të thoshim, që qytetarëve t’u sigurohen kushtet për një jetë dinjitoze. Në të gjitha rastet tjera, interesi i përgjithshëm dhe ai privat duhet të balancohen, sipas fuqisë së arsyeve që mbështesin këto interesa.

Në këtë kuptim, megjithatë, shteti, për sa kohë që mbikëqyr interesin e përbashkët, ka edhe përgjegjësinë edhe detyrën të arsyetojë çdo vendim të tij duke marrë parasysh interesin e përgjithshëm. Por në të njëjtën kohë, shteti nuk mund t’u kërkojë grevistëve ta shohin grevën në të njëjtin këndvështrim, sepse ata nuk përfaqësojnë interesin e përgjithshëm por atë privat. Ata nuk e kanë detyrimin të kujdesen për interesat e të gjithëve. Ndaj deklarata e kryeministrit se qëndrimet e tyre janë partikulariste është e saktë, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe aq më pak ka të drejtë t’u kërkojë atyre ta përvetësojnë atë këndvështrim.

Vetëm kur dikujt i është bërë një padrejtësi e madhe, shteti mund të rreshtohet në anën e tyre për të lehtësuar dhe përmirësuar pasojat negative të padrejtësive të bëra ndaj tyre. Por rritja e interesit vetjak nuk meriton mbështetje të pakompromis, edhe kur arsyet janë plotësisht të ligjshme. Dhe besoj fort se arsyet e mësuesve janë legjitime, por duhet pasur parasysh se shteti i shikon çështjet e interesave private nga këndvështrimi i mirëqenies së përgjithshme sociale.

Të drejtat, nga vetë natyra e tyre, janë të kufizuara; ato kufizohen nga të drejta të tjera, të cilat shteti duhet t’i ketë parasysh përpara se të veprojë. Por qytetarët kanë edhe detyrim moral të kuptojnë se këmbëngulja për të drejtat e tyre mund të kalojë në papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve të tjerë. Andaj shpresoj që dikush nga përfaqësuesit e grevistëve të i japin arsyet e tyre se përse interpretimi i kryeministrit nuk qëndron, pra përse kërkesat e tyre nuk bien ndesh me interesin publik, apo nuk demtojnë interesin publik edhe pas koncesioneve të kryeministrit. Greva ka nevojë të arsyetohet, përndryshe kërkesat bëhen idiosinkratike, arbitrare dhe të paarsyeshme.

Etiketat: Sead Zimeri
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Një kampion bote për Guardiolën, City dëshiron Mac Allister

4 Shkurt, 2023
Media e Vuçiqit për Asociacionin: Britanikët “nga hija” po e trimërojnë Kurtin

Media e Vuçiqit për Asociacionin: Britanikët “nga hija” po e trimërojnë Kurtin

4 Shkurt, 2023
Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Mbahet mbledhja e 125-të e Qeverisë, miratohen këto vendime

4 Shkurt, 2023
Osmani: Qeveria sot bëri një hap para me pakon e re, tash radhën e kanë sindikatat

Nga zyra e Osmanit reagojnë ndaj ndërkomëbtarëve që e quajtën “konstruktiv” Vuçiqin

4 Shkurt, 2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

4 Shkurt, 2023

Tjera nga rubrika

Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

23:00

Haradinaj arrin në SHBA

Haradinaj arrin në SHBA

12:04

Shefi i opozitës Serbe, Sanduloviç: Asociacioni në Kosovë do të jetë një burim i ri konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve

10:56

Dëmet në Mitrovicë rreth 13 milionë euro, banorët presin ndihmë

23:20

Kuvendi publikon shpenzimet e deputetëve për udhëtime (Lista e plotë)

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

18:07

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.