Reshjet e shiut kanë përmbysur sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Përderisa uji ka mbuluar një pjesë të madhe të sheshit, erërat dhe reshjet kanë shkaktuar edhe dëme materiale tek shtëpizat që gjenden në shesh.
Në pamjet, shihet dëmi i shkaktuar nga reshjet e shiut.
Kujtojmë se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përpos se ka njoftuar anulimin e performancës së Ylli Megit, për shkak të motit./ln