Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se prej vitesh ngacmonte një grua dhe familjarët e saj, duke u prezantuar te ta si bashkëshorti i viktimës.
Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë të premten.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti qe disa vite në vazhdimësi ngacmon viktimën femër kosovare dhe familjarët e saj (duke u prezantuar si bashkëshorti i saj)”.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.