Për vrasjen në Gjakovë sot protestohet edhe në Prishtinë

Për vrasjen në Gjakovë sot protestohet edhe në Prishtinë

Me moton “Boll Ma” sot në Prishtinë do të protestohet kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave dhe vajzave.

Përmes saj kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë.

Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga bashkëshorti i gruas.

Në rrjetin social Facebook thirrja për protestë është publikuar nga organizata jo qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” – INJEKT.

Gjeni të plotë thirrjen për këtë protestë:

#BollMa

Boll mo dhunes institucionale strukturore e shoqerore ndaj grave, ndaj te varferve, ndaj grupeve me te dobeta te shoqerise! Kerkojme drejtesi korrekte e jo selektive! Duhet te dalim ne qytetaret ta kerkojme shkarkimin e komandantit te policise dhe policeve neglizhente ne Gjakove, sepse institucionet nuk po e bejne. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere! Kete duhet ta kuptojne edhe ata police!

Kjo proteste mbahet si vazhdim i organizimit te protestes ne Gjakove! Shpresoj qe edhe ne qytetet tjera te protestohet ndaj neglizhences dhe mosllogaridhenies te institucioneve tona!

Protesta mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00.

You may also like

Harrojini motrat Vjollca, mbesa e tyre ju lë ‘pa mend’

Moderatoret e njohura, Luana dhe Marina Vjollca janë