Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar Qeverisë për situatën me COVID-19.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e vërteta është që nuk ka mjaftueshëm vaksina dhe se kjo duhet të pranohet.
“E sjellim e pshtjellim si te dojme, e vërteta është se nuk kemi mjaftueshëm vaksina dhe kjo duhet të pranohet. Nuk ka termine sa ka kërkesa. Masat janë të vonuara dhe edhe po të dhjetëfishohet numri i inspektorëve e vërteta është se virusi e ka bërë të vetën dhe tani duhet të merremi me pasojat. Virusi nuk shpërndahet vetëm pas orës 22:00”, ka shkruar Ahmeti.
Tutje ka shkruar Ahmeti se ‘tani duhet të kalojmë në planin B me mbyllje më të rreptë dy javore me ndalim qarkullimi, paralel me grante për biznese, pezullim të procedurave të prokurimit për nevoja shëndetësore – teste, vaksina, oksigjen, barna e krevate, staf shëndetësor shtesë me kontrata të përkohshme, hapje graduale me ndalesa me izolim për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike’.
Postimi i plotë i tij:
E sjellim e pshtjellim si te dojme, e vërteta është se nuk kemi mjaftueshëm vaksina dhe kjo duhet të pranohet. Nuk ka termine sa ka kërkesa.
Masat janë të vonuara dhe edhe po të dhjetëfishohet numri i inspektorëve e vërteta është se virusi e ka bërë të vetën dhe tani duhet të merremi me pasojat. Virusi nuk shpërndahet vetëm pas orës 22:00.
Tani duhet të kalojmë në planin B:
1.spitalet mobile apo spitalet covid për fluksin e pacientëve
2.mbyllje më e rreptë dy javore me ndalim qarkullimi – paralel me grante për biznese
3.pezullim të procedurave të prokurimit për nevoja shëndetësore – teste, vaksina, oksigjen, barna e krevate
4.staf shëndetësor shtesë me kontrata të përkohshme
5.ministria e punëve të jashtme ose ndomjë i deleguar special nuk duhet ti zbresë aeroplanit në kërkesa për ndihmë për vaksina
6.pas sigurimit të dozave të mjaftueshme, vaksinim masiv
7.hapje graduale me ndalesa me izolim për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike
8.ndalesë për hyrje në hapësira të mbyllura publike për ata që nuk janë të vaksinuar
Covid task force me përfaqësim të institucioneve tjera, profesionistë dhe përfaëqsim të Asociacionit të Komunave. Pezullim i çfarëso aktiviteti tjetër publik që nuk është esencial.
Tani jemi në fazën kur duhet shpëtuar çka mundemi me shpëtu. Çfarëdo makiazhi e zbukurimi nuk ec. Kërkoni ndihmë. Nuk është marre. Nuk besoj se ndonjë qeveri tjetër e jona do të performonte shumë më mirë. Marre është me na vdek njerëzit në ditët kur ekziston vaksina.
P.s. Si gjithmonë falenderim pa rezervë për stafin shëndetësor. Me kushtet që keni po jepni maksimumin.