Mbi 9 mijë raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve, MSH njoftoi se u regjistruan 173 raste pozitive dhe 10 persona ndërruan jetë nga virusi vdekjeprurës,
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me koronavirus është në Komunën e Prishtinës.
Në Prishtinë janë 1 mijë e 978 raste aktive me koronavirus.
Ndërsa Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.