Përderisa në Francë “jelekët e verdhë” po bëjnë kërdi, në Shqipëri studentët kanë vërshuar sheshet. Çka është duke ndodhë në vendin e shqiponjave!

Përderisa në Francë “jelekët e verdhë” po bëjnë kërdi, në Shqipëri studentët kanë vërshuar sheshet. Çka është duke ndodhë në vendin e shqiponjave!

Në Shqipëri sot studentët kanë “shpallë” fitoren. Ministria e Arsimit tërhiqet, ndërsa ministrja e këtij dikasteri, Lindita Nikolla deklaroi: Shfuqizojmë VKM-në për provimet e mbartura, shkruan Kosova Post

Pas protestave masive të studentëve sot në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe më gjerë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla doli para mediave. Ajo tha se qeveria shfuqizon VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS. Mund të zhvillohet debat mes studentëve dhe pedagogëve. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, ka thënë Lindita Nikolla.

A mund të jetë kjo një nismë e protestave të natyrës së atyre në Francë, mbetet të shihet. Gjithsesi, Shqipëria ka kohë që është kapluar nga një revoltë e madhe e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare…!