Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, transmeton Kosova Post.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë nën dyshimin se më 4 korrik, i dyshuari duke e dërguar me taksi viktimën në destinacionin e kërkuar, ka ndaluar për të marrë një tjetër udhëtar, ku edhe është përdorur sprej “OC” ndaj viktimës, të cilit pastaj i është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit F.I., 31-vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale “Grabitje”.