Arianit Elshani, i cili është përfaqësues i PDK-së në KQZ, i është kundërpërgjigjur akuzave të Sami Kurteshit, për sa iu përket dyshimeve për vjedhje të votave në Fushë Kosovë, transmeton Kosova Post.
“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim” – ka thënë ndër të tjera ai.
Elshani ka shtuar më tej se:
“Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket… Ne nuk u deklaruam as si pro, as kundër këtij vendimi për këtë vendvotim, vetëm një raport të qartë se çka ka ndodhur. KQZ-ja ka përvojë dhe këtë përvojë duhet ta njohim e dimë. Jo të mendojmë se gjithçka fillon nga sot. Kemi pasur probleme por i kemi zgjidhur.”/KosovaPost/