Katër shtëpi të pabanuara të cilat janë përdorur për ushqim të bagëtive janë përfshirë nga zjarri.
Rrasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 në fshatin Dumnicë e Epërme, Podujevë.
Siç thuhet në raport, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Është raportuar për një zjarr i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Për veç dëmeve material nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë së Kosovës.