Përfshihet nga zjarri fabrika në Gjakovë

 

Ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një zjarr që ka shpërthyer në ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin”, tha Gjurkaj për Telegrafin. Ai shtoi se nuk raportohet për të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika