Objekti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në Mitrovicë është kapluar nga zjarri dje.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.
Rasti është duke u hetuar.
“Sheshi Toni Bler, Mitrovicë 11.06.2021 – 11:20. Është raportuar se gjeneratori dhe objekti i AKP-së, ishte përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.