Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, transmeton Kosova Post.
Rasti ka ndodhur dje në Suharekë.
“Suharekë 07.08.2021 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin. Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër” – thuhet ndër të tjera në raport.
Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat “kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11 fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në pronë e tij. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.”
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./KosovaPost/